Detaje të reja për bashkëpunëtorin e sulmuesit të Munihut, përgatiste sulm të ri

Autoritetet gjermane kanë arrestuar një 15-vjeçar i cili dyshohet se ishte duke planifikuar një sulm të ri, dhe besohet se ai ishte në kontakt me sulmuesin e Munihut javën e kaluar, i cili la të vranë nëntë persona në qendrën tregtare “Olimpia”.

Prokuroria dhe policia në Ludwigsburg bëjnë të ditur se i riu u arrestua të hënën në mbrëmje dhe u dërgua në një spital psikiatrik, raporton AP, transmeton lajmi.net.

Ja gjetur të dhëna që personi i arrestuar kishte biseduar me sulmuesin e Munihut në internet, i cili më pas vrau veten.

Në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur plumba, thika, plani për të ikur, kimikate dhe udhëzime për të bërë bomba.

Temat
BotëLajme

Të afërta