Dëshmitë për zjarrin te ‘Amerikani’: Agresori rrinte gjithmonë si i vetmuar!

Për policinë mbeten ende të paqarta shkaqet që çuan Lefter Canajn të ndërmerrte aktin e zjarrvënies së qëllimshme në repartin e hemo-diaizës në spitalin privat, ku humbi jetën ai vetë si dhe 2 gra të tjera paciente.

Pacientë të tjerë që kanë njohur agresorin dhe të plagosurin Dashamir Saraçi, thonë për Top-Channel se ata nuk kanë parë me hëret që këta 2 persona të jenë përfshirë në ndonjë konflikt.

“Asnjëherë nuk i kamparë duke u zënë. Ishite shumë i qetë Lefteri, nuk ka pas folur fare”

“Nuk kanë pasur probleme me asnjë. Agresori ka pas ndenjur gjithmonë vec, rrinte si i vetmuar”.

“Nuk kuptuam asgjë që të kishin ndonjë gjë ata”

Ndërkohë bluzat e bardha hedhin poshtë hipotezën se shkaku i konfliktit mes 2 pacientëve ka qenë për radhën.

“Nuk ka pasur asnjë lloj zënke radhe. Midis dy pacientëve dhe midis pacientëve në atë sallë nuk ka pasur asnjë lloj debati. Dashamiri është një person shumë pozitiv dhe një njeri me shumë kurajo për gjithcka, dhe aspak problematik”.

Infermieri Stilian Bardhi që mbeti i plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën. E njëjta gjë nuk mund të thuhet për Dasamir Saraçin, i cili ndodhet në reaminacion nën kujdesin e mjekëve.

Temat
LajmeRajon

Të afërta