Cana dhe Cikalleshi festojnë ditëlindjet, ja sa vjet mbushin

Dita e sotme, data 27 korrik për dy nga lojtarët më të mirë të kombëtares sonë është një ditë e shënuar që ta do ta kremtojnë çdo vit.

27 Korriku për kapitetin Lorik Cana dhe bomberin e sulmit Sokol Cikalleshi është dita e tyre e lindjes ku marrim urime dhe festojnë më miqtë dhe familjarët këtë ditëlindjen. Lorik Cana ka lindur në 27 Korrik 1983 në qytetin e Gjakovës dhe sot feston 33 vjetorin e lindjes.

Kurse bomberi Sokol Cikalleshi ka lindur në 27 Korrik 1990 në qytetin e Kavajës dhe sot feston 26 vjetorin e lindjes.

Sot ata kanë marr shumë urime nga tifozët kuq e zi dhe nga fansat e tyre në mbarë trojet shqiptare. Cana është drejt përfundimit të karrierës së tij si futbollist profesionist ku ende nuk dihet se në cilën skuadër do të luaj sezonin e ardhshëm.

Kapiteni pas evropianit I ka dhënë lamtumirën edhe kombëtares shqiptare pas 13 vitesh që ka mbajtur veshur fanellën kuq e zi.

Bomberi i sulmit, Cikalleshi ndodhet në kulmin e karrierës vetëm 26-vjeç dhe po kalon një periudhë të mirë me skuadrën turke të Istanbul BashakShehirSpor ku në sezonin e shkuar shënoi 15 gola.

Cikalleshi në të gjitha ndeshjet eleminatore ka dhënë maksimumin me kombëtaren ku ka goditur më shumë se 7 herë shtyllën dhe ka shënuar dy gola.

Nga mosha e tij e re pritet që në të ardhmen kontributi në kombëtare te jetë më i madh nga ana e bomberit kavajas.

Temat
RajonSport

Të afërta