Reprezentuesi i Norvegjisë, Valon Berisha, ka konfirmuar që mund të luajë për Kosovën.
Ai nuk e ka mohuar mundësinë që t’i bashkohet ekipit të Albert Bunjakut.
“Nuk e di nëse do të luajë për Kosovën në shtator. Momentalisht jam futbollist i Përfaqësueses së Norvegjisë, por gjithçka mund të ndodhë”, deklaroi Berisha, përcjellë “Lajmi.net”.
Ai mposhti Partizanin e Tiranës me Salzburgun 1:0 në “Elbasan Arena”, në kuadër të rrethit të tretë kualifikues për Ligën e Kampionëve.