Azem Syla ka probleme shëndetësore, dërgohet në QKUK (Foto)

Azem Syla këtë të mërkurë është dërguar në kliniken e Urologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Atje Syla ka kryer disa kontrolla shëndetësore dhe më pas nën përcjelljen e policisë është kthyer në Burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdovc të Podujevës.

Këtë lajm e ka konfirmuar për Klan Kosovën edhe drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj.

Ai përmes telefonit ka thënë se nga Syla, është paraqitur kërkesë për kontroll.

“ Ai është dërguar në spital nën precjellje edhe të policisë, gjithçka është bërë me leje të Gjykatës, pasi që i është aprovuar nga Gjykata kërkesa e tij”

Ndërkohë avokati i Azem Sylës, Tomë Gashi, ka thënë se klienti i tij ka nevojë për trajtim mjekësor.

Sipas Gashit, edhe në kohën kur është bastisur dhe kontrolluar shtëpia e tij në Kizhnarekë të Drenasit, Syla ka qëndruar në Shqipëri për kontrolle mjekësore.

“Azem Syla edhe në kohën kur është bërë bastisja e shtëpisë së tij, dhe është kërkuar arrestimi i tij ato tre ditë sa ka qëndruar në Shqipëri, atje ka qenë për kontrolle mjekësore dhe këtë mund ta vërtetojmë edhe me dokumentacionin përkatës mjekësor”.

Gashi ka shtuar se gjendja e Azem Sylës është përkeqësuar, prandaj edhe është dërguar në në QKUK, dhe për këtë është e njoftuar edhe drejtoria e burgjeve.

Sipas Gashit, për trajtimin e Azem Sylës, nuk ekzistojnë kushtet e mjaftueshme që ti ofrohet ndihma adekuate mjekësore, njofton Klan Kosova.

Ndërkohë me 29 korrik është paraparë të vazhdojë seanca e hetuesisë së veçantë, në rastin e Azem Sylës dhe të dyshuarve të tjerë, për krim të organizuar.

Aty ish komandantit i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, bashkë me shumë persona të tjerë dyshohet se ka kryer vepër penale të krimit të organizuar dhe shpëlarjes së parave.

syla-1_1469638964-7574187

syla-2_1469638958-7313104

Temat
LajmeVend

Të afërta