Alarmi për sulm në aeroportin e Gjenevës, një grua e pengoi udhëtimin e burrit

Alarmi që shkaktoi bllokimin për disa orë Aeroportit të Gjenevës, (albinfo.ch ka shkruar për të) doli i rremë.

Për më tepër, arsyeja e alarmimit, siç u kuptua më vonë, ishte qesharake dhe fare banale: një grua, duke dashur ta ndalojë bashkëshortin që të fluturojë, ka alarmuar rrejshëm sigurimin e aeroportit dhe doganat se në sektorin francez të tij ndodhej një burrë me një bombë!

Kështu bën të ditur prokuroria publike e Gjenevës. Ky njoftim kishte bërë që të mobilizohej i gjithë sigurimi dhe që të ashpërsoheshin masat e kontrollit, njofton srf.ch.

Një zëdhënës i policisë ka thënë se gjendja nuk është aq e rrezikshme sa që të mbyllet aeroporti. Ai ka thënë se aeroporti ka marrë një thirrje telefonike anonime dhe nuk ka ofruar të dhëna tjera.

Policia-në-aeroportin-e-Gjenevës-650x358

Temat
BotëLajme

Të afërta