A po ja ‘përzien’ Dafina, Gjikos (Video)

Gjiko, padyshim që është shndrruar në një ndër artistët më të suksesshëm të skenës muzikore.

Secili nga projektet e tij, vijn me një frymë të veqantë, ashtu siç vetëm ai di t’i sjell.

Duket se ai po kalon një periudhë të mirë në karrierën e tij dhe për këtë arsye ai është shndërruar një personazh shumë të përfolur në mediat kosovare dhe jo vetëm.

Projekti i tij i fundit është ‘Mos ma përzij’, këngë kjo e cila u shndrrua në një senzacion, që nga momenti i publikimit.

Gjiko, në tekst ndër të tjera thekson : ‘Krejt i ke fshi, çdo mesazh, çdo fotografi, si me ble telefonin e ri’.

Kujtojmë që Dafina, tashmë pasi është duke synuar tregun ndërkombëtar, ka fshirë thuajse të gjitha fotografitë e mëparshme nëpër rrjetet sociale.

E kjo na shtyn menjëherë në dyshimin se Dafina po ja ‘përzien’ Gjikos.

Dyshja në fillim sollën disa bashkëpunime shumë të suksesshme, duke mohuar se mund të kishte diçka më shumë mes tyre, mirëpo ku i dihet.

‘Tu kisha lut mos me përzi ti me shokët e mi’ , një rresht tjetër ky i Gjikos që shton ende dyshimet duke u bazuar në atë që Gjiko e Ledri duket që janë miq të mirë, ndërsa Dafina e Ledri cilësohen si një ndër ish-çiftet më të përfolur të estradës.

Kjo histori na zgjon kureshtjen: ‘A po ja ‘përzien’ Dafina, Gjikos’!

Temat
Showbiz

Të afërta