A ishte Notë Verbale kërkesa e Turqisë për ndëshkim të gazetarit?

Kërkesa e Ambasadës së Turqisë në Kosovës drejtuar Qeverisë së Kosovës, për ta ndëshkuar gazetarin Berat Buzhala për një koment të bërë në përkrahje të puqistëve të Turqi është bërë tashmë problem diplomatik.

Përveç që ka marr dhenë në të gjitha mediat vendore, rajonale e botërore, duke e cilësuar si të ndërhyrje të një shteti në një shtet tjetër, ky veprim i ambasadës turke në Prishtinë, është kundërshtuar edhe nga zyrtarë të lartë në Qeverinë e Kosovës.

I pari ishte zëvendës ministri i Jashtëm i Kosovës, Valon Murtezaj, i cili tha se të gjitha çështjet do të trajtohen me ligjet demokratike në vend.

Një dit pas publikimit të kësaj kërkese nga agjencia botërore e lajmeve “Reuters”, ka reaguar edhe ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, i cili në një prononcim për media tha se ky reagim i ambasadës turke është i pazakontë. Ai këtë kërkesë turke e ka quajtur si një notë verbale e bërë.

Por çfarë do të thotë në të vërtet një Notë Verbale, sipas sqarimeve të disa fjalorëve diplomatikë?

Në disa kërkime në internet, mund të gjenden sqarime për domethënien e notës verbale, term ky që vije nga gjuha frënge me po të njëjtin shqiptim “Note Verbales”, raporton lajmi.net.

Në faqen “The Free Dictionary” jepet një sqarim lidhur me termin e Notës Verbale: “Në gjuhën diplomatike, memorandum ose njoftim i panënshkruar (Notë Verbale) që dërgohet për një çështje e cila ka ekzistuar për një kohë të gjatë, por për të cilën nuk ka pas përgjigje me qëllim që të shmanget së paraqitja e ndonjë urgjence, e cila mbase nuk është kërkuar për shkak të çështjes përkatëse”, thuhet në sqarim.

Në këtë rast, duket se termi Notë Verbale, nuk i përgjigjet edhe aq rastit të caktuar, pasi komenti i Berat Buzhalës ka ndodhur shumë vonë, pasi që edhe puçi ushtarak në Turqi ishte bërë jo shumë herët (15 korrik).

Gjithashtu, në Notë Verbale, bazuar në këtë sqarim, mungon edhe nënshkrimi, pra është një dokument i nënshkruar dhe i vulosur nga ambasada e Turqisë në Prishtinë

dd-16-564x358

kerkesa

Temat
LajmeVend

Të afërta