ZYRTARE: Refuzohet oferta e Arsenalit për sulmuesin e njohur

Olympique Lyon e ka refuzuar një ofertë të Arsenalit për Alexandre Lacazette.

Lyoni ka njoftuar që e ka refuzuar një ofertë prej 35 milionë eurosh nga Arsenali, për qendërsulmuesin Alexandre Lacazette.

“Olympique Lyonnais (OL) kategorikisht e mohon se ka marr një ofertë prej 48 milionë euro nga Arsenali për Alexandre Lacazette siç raporton Le Progres. Realiteti është se Arsenali ka bërë ofertë prej 35 milionë euro, që Lyoni e refuzon për një arsye: OL do ta mbajë Lacazetten që është i pazëvendësueshëm dhe është një nga liderët në skuadrën e Bruno Genesios”, thuhet në komunikatën e klubit francez.

Lacazette është shndërruar në futbollistin kryesor të Lyonit në 2-3 edicionet e fundit, ndërsa që nga viti 2010 i ka shënuar 72 gola në 173 paraqitje për këtë klub.

alaca

Temat
BotëSport

Të afërta