PSG është përforcuar me argjentinasin Giovani Lo Celso.
Paris Saint-Germain e ka zyrtarizuar transferimin e Giovani Lo Celso nga Atlético Rosario Central.
Mesfushori ofanziv ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me kampionin e Ligue 1.
19 vjeçari do të qëndrojë i huazuar te Atletico Rosario deri më 31 dhjetor 2016.
Ai bëhet transferimi i katërt i PSG-së pas Krychowiak, Munier dhe Ben Arfa.