Gonzalo Higuain është transferuar në Juventus.
Juventusi e ka regjistruar transferimin e Gonzalo Higuain në Federatën Italiane të Futbollit.
Në faqen zyrtare të Serie A tashmë është publikuar kalimi i argjentinasit te “Zonja e Vjetër”, përcjell Lajmi.net.
Sipas medieve të ndryshme, Juve do t’ia paguajë Napolit rreth 90 milionë euro për “El Pipitan”.