Terrorizmi i të ashtuquajturit Shteti Islamik ka ardhur edhe në Gjermani dhe politikanët janë të detyruar t’i përgjigjen shqetësimit publik në lidhje me çështjet e sigurisë së emigrantëve.
Kjo është deklaruar nga kryeministri i Bavarisë, Horst Seehofer.
“Çdo sulm i ri çdo akt terrorist është një sulm më shumë. Terrorizmi islamik ka arritur në Gjermani”, tha Seehofer, raporton Reuters, transmeton lajmi.net.
Ai shtoj se duhet të bëhet më shumë që të gjithë qytetarët në Gjermani të ndihen të sigurt dhe të mbrojtur.
Një seri sulmesh që kanë goditur Gjermanin muajin e fundit kanë lënë dhjetëra të vdekur, e qindra të plagosur, duke nxitur kështu pakënaqësinë e opinionit publik mbi politikën e kancelares Angela Merkel, për çështjen e refugjatëve.
Kujtojmë se gjatë vitit të kaluar në Gjermani kanë hyrë më shumë se një milion emigrantët, kryesisht nga Siria, Iraku dhe Afganistani.