Sonte Partizani-Salzburg, shikoni çfarë ka bërë lojtari i austriakëve jashtë stadiumit

Futbollistët e Salzburgut kanë mbërritur të hënën në “Elbasan Arena”, ku mbrëmjen e sotme do të jenë kundërshtar të Partizanit në ndeshjen e vlefshme për fazën eliminatore të Champions League.

Një prej lojtarëve të skuadrës austriake i ka dhuruar disa momente të veçanta disa fëmijëve para stadiumit.

Menjëherë sapo ka zbritur nga autobusi, lojtari i Red Bull Salzburgut është bashkuar me fëmijët duke luajtur me ta iu për disa momente përpara “Elbasan Arena”-s.

Mbrëmjen e sotme luhet ndeshja e parë mes dy ekipeve, ndërsa takimi i kthimit në Austri do të zhvillohet më 3 gusht.

1469522721_foto2-650x358

Temat
RajonSport

Të afërta