Një 29-vjeçar nga Korça është denoncuar pasi dyshohet se ka lënë shtatzëne kushërirën e saj.
Vajza ka bërë denoncimin në polici ndaj kushëririt të saj, për shkak të shtatzënisë.
Burime zyrtare nga uniformat blu thanë se, kanë nisur hetimin ndaj 29-vjeçarit me inicialet L. L.
Procedimi ndaj tij ka nisur pas kallëzimit të bërë nga një 17- vjeçare, nga Korça. Ajo ka treguar se në muajin dhjetor të vitit 2015, ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj, me shtetasin L. L., me të cilin ka lidhje gjaku dhe ka mbetur shtatzënë.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari”.