Shtetet e Evropës më të rrezikuara nga terrorizmi, ja ku ndodhet Kosova (Foto)

Vendet e shënjuara me ngjyrë të verdhë, kanë nivelin tejet të ulët të shkallës së aktiviteteve terroriste. Këtu bën pjesë Kosova, Shqipëria, Bjellorusia, Bullgaria, Kroacia, Finlanda, Irlanda, Luksemburgu, Monako, Mali i Zi, Norvegjia, Portugalia, Rumania dhe Sllovakia.

Ministria e Jashtme e Britanisë së Madhe ka publikuar një hartë të Evropës, në të cilën vendet janë të ndara në katër kategori, në bazë të nivelit të rrezikshmërisë dhe terrorizmit që i rrezikon ato.

Ndër vendet më të rrezikuara janë Gjermania, Franca, Turqia, Belgjika dhe Mbretëria e Bashkuar, kurse vendet më pak të rrezikuara janë Islanda, Çekia, Hungaria, San Marino dhe Zvicra, transmeton lajmi.net.

Harta

terrorizmi

Territoret e shfaqura në hartë me ngjyrën e kuqe, shfaqin shkallën më të lartë të rrezikshmërisë ndaj terrorizmit, ku paraqiten pjesët e Evropës që janë “objektivat e parapëlqyera për agresorët”. Në këtë grup futen Britania e Madhe, Turqia, Belgjika, Gjermania, Franca, Spanja dhe Rusia.

Vendet e shënjestruara me portokalli, futen në grupin e vendeve, ku shkalla e aktiviteteve terroriste është pak më e ulët. Në këtë grup, të ngjyrosur me portokalli, bëjnë pjesë Austria, Azerbajxhani, Bosnja e Hercegovina, Qipro, Danimarka, Greqia, Italia, Serbia, Kazakistani, Maqedonia, Holanda, Suedia dhe Ukraina.

Vendet e shënjuara me ngjyrë të verdhë, kanë nivelin tejet të ulët të shkallës së aktiviteteve terroriste. Këtu bën pjesë Kosova, Shqipëria, Bjellorusia, Bullgaria, Kroacia, Finlanda, Irlanda, Luksemburgu, Monako, Mali i Zi, Norvegjia, Portugalia, Rumania dhe Sllovakia.

Ndërsa vendet e shënuara me ngjyrë të gjelbër, janë shumë më pak të rrezikuara nga sulmet terroriste. Në këtë grup bëjnë pjesë shtete si Andorra, Armenia, Çekia, Estonia, Hungaria, Islanda, Letonia, Lihtenshtajni, Lituania, Malta, Moldavia, Polonia, San Marino, Sllovenia dhe Zvicra.

Temat
Lajme

Të afërta