“Shokon” Donnarumma: Kjo skuadër do ta fitojë titullin në Itali

Gianluigi Donnarumma beson se Milani mund të shpallet kampion në Itali.

Ai thekson që kuqezinjtë duhet ta marrin shembull kampionin e Anglisë, Leicester Cityn.

“Juventus kampion? Le të marrim shembull nga Leicester City. Do të japim gjithçka për të fituar çdo ndeshje dhe të shohim se si do të shkojnë gjërat”, deklaroi Donnarumma, përcjellë “Lajmi.net”.

Tutje, i pyetur për shpërthimin e tij të hershëm, Donnarumma falënderoi familjen e tij.

“Kam fatin që kam një familje të mrekullueshme, që më ka edukuar maksimalisht si fëmijë. Po punoj shumë për të pasur një sezon pozitiv në krye me Montellan”, shtoi ai.

cats-62

Temat
BotëSport

Të afërta