Reali me një vendim që s’do t’iu pëlqejë aspak tifozëve

Merkatoja e kësaj vere nuk pritet të sjella shumë fytyra të reja te Reali i Madridit të paktën deri në momentin nga skuadra nuk do të largohen ata lojtarë që gjetën pak hapësira sezonin e kaluar.

Në ndryshim nga rivalët e Barcelonës që kanë shtuar rradhët me 4 futbollistë, Umtiti, Digne, Andre Gomes dhe Denis Suarez, Los Blancos aktualisht kanë afruar në skuadër vetëm Alvaro Moratën i cili është rikthyer në shtëpi pas aventurës 2-vjecare në Itali me Juventusin.

Edhe pse Zidane ka kërkuar të paktën 1 ose 2 përforcime të tjera mesazhi që kanë lëshuar drejtuesit e Realit ka qenë i qartë: Në skuadër nuk do të afrohet asnjë futbollist tjetër në rast se nga ekipi nuk largohen disa lojtarë.

Në pamundësi për të afruar në ekip, lojtarë të tillë si Paul Pogba apo Eden Hazard trajneri i madrilenëve Zidane në një prononcim të fundit ka theksuar se është shumë i kënaqur me grupin e futbollistëve që ka në dispozicion për sezonin e ri.

Temat
BotëSport

Të afërta