Kjo është skuadra e Mahrez për sezonin e ri

Claudio Ranieri ka deklaruar që Riyad Mahrez do të qëndrojë te Leicester City.

Trajneri italian e ka quajtur algjerianin si yllin e madh të kampionit të Premierligës.

“Mahrez është shumë i rëndësishëm për ne. Ai është ylli ynë dhe kampioni ynë. Nëse shkon në ndonjë skuadër të madhe ku ka shumë yje, rrezikon të mbetet vetëm lojtar”, deklaroi Ranieri.

“Shpresoj fuqishëm që ai do të qëndrojë te Leicesteri edhe për këtë sezon”, shtoi italiani.

GettyImages-531584616-615x358

Temat
BotëSport

Të afërta