Kampionati Botëror 2026 me 40 ekipe

Pas rritjes së shteteve pjesëmarrëse në Evropian, tani është propozuar që të zgjerohet numri edhe në Botëror.

Presidenti i FIFA-së, Gianni Infantino, ka propozuar që numri i skuadrave pjesëmarrëse në Kupën e Botës të rritet në 40, nga 32 sa është tani.

Sipas këtij propozimi, kontinenti i Afrikës do t’i merrte dy vende më shumë, pasi momentalisht i ka vetëm pesë pjesëmarrës.

“Propozimi im ka qenë që të jenë 40 ekipe dhe nëse kjo ndodhë atëherë Afrika do t’i ketë dy ekipe më shumë”, tha Infantino, përcjell Lajmi.net nga BBC Sport.

Megjithatë, ky propozim mund të hyjë në fuqi tek në Botërorin e vitit 2026, me ata të Rusisë më 2018 dhe Katarit më 2022, të paraparë të mbahen në modelin e vjetër.

Ky është një lajm fantastik për kombëtaret si Shqipëria dhe Kosova, të cilat do të kishin mundësi më të mëdha për t’u kualifikuar, ashtu siç ndodhi me “kuqezinjtë” pas zgjerimit të Evropianit.

infantiono-650x358

Temat
BotëSport

Të afërta