ISIS merr përgjegjësinë për sulmin në kishën franceze

I ashtuquajturi Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin e fundit, i cila ka ndodhur në Francë, raporton AP.

Në këtë sulm dy persona vranë një prift me thikë dhe mbajten disa pengje në kishën e qytetit të Saint Etienne du Ruvraj, transmeton lajmi.net.

Ata u qëlluan nga forcat speciale franceze, ndërsa njëri nga sulmuesit ishte i njohur edhe më parë për policinë.

Presidenti francez, Francois Hollande tha se sulmi në kishë është kryer nga persona të lidhur me ISIS-in dhe tha se Franca është në luftë me këtë organizatë terroriste.

5003782325797703b03b83968659993_v4_big-640x358

Temat
BotëLajme

Të afërta