I vuri flakën pacientit në spital, por vdiqën dy gra të tjera, policia arreston 57 vjeçarin e djegur

Policia e Tiranës ka sqaruar sot ngjarjen e rëndë të ndodhur në Spitalin amerikan, ku si pasojë e një zjarri të shkaktuar me qëllim humben jetën dy paciente.

Ndërkohë që blutë e Tiranës kanë arrestuar Lefter Canaj, 57 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në ambjentet e spitalit “American 1”, tek pavioni i Hemodializës, për motive ende të paqarta ky shtetas pasi ka mbaruar mjekimin, rreth orës 11:00, është rikthyer tek pavioni i Hemodializës, ku me vete ka pasur një shishe me lëndë djegëse “benzinë”, lëndë të cilën ka filluar t’ja hedhë në të gjithë trupin e shtetasit D. Saraçi i cili ka qenë duke marrë mjekim në krevat dhe më pas i ka vënë flakën.

Flakët kanë përfshirë të gjithë pavionin e Hemodializës, ku nga flakët e shumta dhe tymi i madh në këtë ambjent kanë gjetur vdekjen shtetaset:

• Sanije Sulaj, 65 vjeçe, banuese në Mamurras.

• Anife Mali, 55 vjeçe, banuese në Laç.

Gjithashtu si pasojë e këtij zjarri kanë mbetur të dëmtuar shtetasit:

• D. Saraçi, 38 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në gjendje kritike për jetën.

• Lefter Canaj, 57 vjeç, banues në Tiranë

• S. B., 34 vjeç, banues në Berat.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Tiranë, për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Shkatërrim të pronës me zjarr”, parashikuar nga Nenet 79/dh dhe 151 të Kodit Penal.

Temat
LajmeRajon

Të afërta