Higuain në Juventus, tani e zyrtarizojnë edhe klubet (Foto)

Gonzalo Higuain tashmë është edhe zyrtarisht futbollist i Juventusit.

Klubet e Napolit dhe Juventusit, e kanë konfirmuar kalimin e Gonzalo Higuain te “Zonja e Vjetër”.

“El Pipita” do të nënshkruajë me Juven për pesë sezonet e ardhshme ndërsa shuma e kalimit të tij në Torino është 90 milionë euro.

Higuain bëhet përforcimi i pestë i Juventusit në këtë afat kalimtar, pas Alves, Pjanic, Benatia dhe Pjaca.

Temat
BotëSport

Të afërta