Higuain në Juventus, Dybala i dërgon mesazh (Video)

Paulo Dybala i ka uruar mirëseardhje në Juventus bashkombasit të tij, Gonzalo Higuain.

Gonalzo Higuain është transferuar në Juventus për 90 milionë euro nga Napoli.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i bashkombasit të tij dhe partnerit në sulm nga sezoni i ardhshëm te Juve, Paulo Dybala, që i ka uruar mirëseardhje “El Pipitas”, përcjell Lajmi.net.

“Tung Pipa, si je? Me këtë video desha të të urojë mirëseardhje, shpresoj që ardhja jote të na ndihmojë të gjithëve që të vazhdojmë të fitojmë tituj si në sezonin e kaluar. Shpresoj që ardhja jote të jetë më e mira për të gjithë”, ishte mesazhi i “La Joyas”.

Temat
BotëSport

Të afërta