Gjermani dënohet me burg të përjetshëm për vrasjen e emigrantit boshnjak 4 vjeçar

Një gjykatë gjermane e ka dënuar me burg të përjetshëm një roje të sigurisë për keqtrajtimin dhe vrasjen e dy djemve të rinj.

Njëra nga viktimat ishte një katër vjeçar emigrant nga Bosnja, i cili ishte rrëmbyer nga një qendër e regjistrimit të emigrantëve në Berlin, raporton BBC, përcjell Express.

Ndërsa, viktima tjetër ishte zhdukur korrikun e vitit të kaluar.

Gjykatësi ka thënë se roja, i identifikuar vetëm si Silvio S, 33 vjecar, i kishte rrëmbyer dhe keqtrajtuar seksualisht dy djemtë, dhe pastaj i kishte vrarë ata për t’i mbuluar abuzimet.

Silvio S u arrestuar pasi nëna e tij e njohu atë nga pamjet e kamerave të sigurisë.

Ai e ka pranuar në gjykatë se i ka vrarë të dy djemtë, si dhe ka shprehur keqardhje.

Temat
BotëLajme

Të afërta