Juventusi do të jetë njëri ndër pretendentët kryesorë për Ligën e Kampionëve pas transfereve të bëra.
Gonzalo Higuain është përforcimi i fundit i Juventusit. Ai u transferua nga Napoli për rreth 90 milionë euro.
Para tij, “Zonja e Vjetër” i kishte transferuar edhe Miralem Pjanicin, Dani Alvesin, Mehdi Benatian dhe Marko Pjacan.
Me gjithë këta futbollistë në ekip, Juve nuk do ta ketë problem mbrojtjen e titullit në Serie A, por tashmë është shndërruar edhe në njërin nga pretendentët për Ligën e Kampionëve.
Temat
Botë