Duke dënuar gjuhën e urrejtjes, që sipas saj çdo ditë dëgjohen në televizione, ajo vendosi të flasë diçka të pazakontë.
Ajo diskutoi rreth çështjes se si çdo mëngjes zgjohet në një shtëpi, (Shtëpinë e Bardhë) e cila është ndërtuar nga skllevërit, transmeton lajmi.net.
“Ndërsa unë shoh vajzat e mia, dy vajza të bukura, inteligjente e me ngjyrë, teksa luajnë me qentë e tyre në lëndinën e Shtëpisë së Bardhë”, tha Michelle.
E gjatë fjalimit të saj, nuk hezitoi fare edhe të thotë fjalë të mëdha për kandidaten për presidente të ardhshme Hillary Clinton.
“Vetëm për shkak të Hillary Clinton, vajzat e mia dhe të gjitha vajzat e të tjerëve, tani pranojnë se një grua mund të jetë presidente e SHBA-së”.
Ndër të tjera, ajo tha se përgjegjësinë të cilën ia beson vetëm një personi, që për katër ose tetë vitet e ardhshme të shohë jetën e vajzave të saj, ia beson Hillary Clinton-it, e cila sipas saj është e kualifikuar për të qenë Presidente e ardhshme e SHBA-së.