Ambasada e SHBA-së në Tiranë, sqaron kërcënimin për deputetët

Mesazhi i ambasadorit të SHBA-së në Shqipëri, Donald Lu pak ditë nga votimi i reformës në drejtësi, se do të kishte pasoja negative secili deputet në marrëdhëniet e tyre me Shtetet e Bashkuara nëse do të votonin kundër, ka qenë një mesazh i qartë dhe i prerë nga Washingtoni.

“Donim të ishim të qartë që të mos kishte asnjë keqkuptim më pas”, ka thënë zv.ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Yee.

“Ambasada i diskutoi këto pasoja me partitë politike sipas udhëzimeve specifike nga Washingtoni” thuhet më tej.

Në reagim përgëzohet parlamentin që e miratoi këtë reformë jetike dhe përgëzoi popullin e Shqipërisë që kërkoi ndryshim.

Donald-Lu-650x358

Temat
LajmeRajon

Të afërta