Mbrojtësi i kombëtares shqiptare ka vendosur të mos rinovojë kontratën me klubin e Superligës zvicerane dhe tashmë është një lojtar i lirë në tregun e transferimeve.
23-vjecari ishte një titullar i padiskutueshëm te Lugano në sezonin e fundit duke zhvilluar në total 33 ndeshje në kampionat.
Pas eksperiencave te Manchester City, Manchester United, Ipswich Town, Bury, Port Vale dhe Lugano, 23-vjecari duhet të gjejë një skuadër të re.
Lajmin për mos rinovimin e kontratës me Veselin e ka konfirmuar vetë klubi i Luganos ndërsa presidenti i ekipit zviceran Angelo Renzetti në një intervistë për mediat ka bërë të ditur se nuk ka mbetur i kënaqur nga sjellja e mbrojtësit të kombëtares shqiptare.
23-vjecari ishte e pjesë e kombëtares kuqezi në Euro 2016-të, teksa u aktivizua për disa minuta në sfidën e Velodrome ndaj Francës.