Zbulohen detaje të reja në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së dielës në Tiranë, ku banesa e këngëtarit kosovar Getoar Selimi ka rënë pre e grabitjes.
Burime të “Panorama” kanë bërë me dije se autorja është një femër, e moshës 17-vjeçare me inicialet D.K.
Ajo mësohet se ka hyrë në banesën e këngëtarit Selimi dhe ka marrë prej andej orën që kushton 35 mijë euro. Bashkëpunëtor ka qenë i dashuri i saj 3 vjet më i madh, i arrestuar gjithashtu nga policia.
Ora e këngëtarit është gjetur në banesën e 20-vjeçarit Mërgim Lala, i dashuri i vajzës së re. Mësohet se apartamenti ku ka ndodhur ngjarja është në zonën e Kodrës së Diellit.
Rastësi e bukur mund të thuhet është se këngëtari është fqinj me ministrin e Brendshëm të Shqipërisë, Saimir Tahiri.