Zbulimi shqetësues/ Teknologjia po dëmton zhvillimin trupor të fëmijëve

Sipas një kërkimi të fundit, iPad­et po pengojnë zhvillimin e muskujve dhe kockave te fëmijët. Kjo vjen për shkak se fëmijët po i lëvizin gjymtyrët e sipërme tre herë më pak nga sa i aktivizojnë lodrat e zakonshme shumë kohë e shpenzuar përpara iPad­ëve dhe pajisjeve të ngjashme elektronike me prekje, mund të sjellë pengim të zhvillimit të duhur të muskujve dhe kockave të fëmijëve.

Ky është përfundimi i një studimi, i cili krahasoi fëmijët e moshës tre dhe katër vjeç, të cilët luanin me lodra përkundrejt bashkëmoshatarëve të tyre që luanin me pajisje elektronike. Profesori i psikoterapisë, Leon Straker, në Universitetin Curtin në Perth të Australisë Perëndimore, tha se studimi analizoi fëmijët në pesë vitet e tyre të para të jetës për të parë se si ndikon përdorimi i pajisjeve elektronike me zhvillimin fizik, mendor dhe social.

Kërkimi përfshiu 10 fëmijë, disa prej të cilëve luanin me iPad ndërsa të tjerët me lodra. Profesor Straker tha se ata që përdornin iPad i lëviznin gjymtyrët e sipërme dhe të gjithë trupin më pak në një periudhë 15 minutëshe sesa ata që luanin me lodra, por më tepër sesa fëmijët që shihnin televizor. Rezultatet treguan se fëmijët që luajnë me lodra i lëviznin gjymtyrët gjashtë herë më shumë sesa kur shihnin televizor dhe tre herë më tepër sesa gjatë përdorimit të një iPad­i.

Fëmijët që luajnë me lodra gjithashtu e lëviznin trupin plotësisht dy herë më tepër krahasuar me ata që përdornin një iPad dhe tre herë më tepër sesa ata që shihnin televizor. Profesor Straker tha: “Ne jemi të shqetësuar se prekja e vazhdueshme e ekraneve bën që muskujt dhe kockat e fëmijëve të mos zhvillohen mirë për dy arsye”.

Profesori shpjegoi se njëra prej tyre është për shkak të shpenzimit të një kohe më të madhe ulur, në vend që të vrapojnë në park. Gjatë këtij veprimi, fëmijëve u ndërtohen kocka dhe muskuj më të fortë. Së dyti, ata mund të shpenzojnë më tepër kohë me një qëndrim të keq të qafës dhe lëvizje shumë të kufizuara që mund t’i bëjë ata më të prekshëm prej dhembjes së qafës.

“Lajmi i mirë është se këto pajisje mund të përdoren në një shumëllojshmëri qëndrimesh ndaj mund të jenë më pak problematike se televizori”, tha profesor Straker. Ai rekomandon që fëmijët të kalojnë vetëm periudha të shkurtra kohe duke luajtur në tabletë, rreth 15 minuta dhe jo më shumë se një orë në ditë në total përpara të gjitha pajisjeve elektronike, shkruan shqip. Udhëzimet zyrtare rekomandojnë që fëmijët nën moshën dy vjeç të mos përdorin aspak pajisje elektronike.

Nga ana tjetër, fëmijëve të moshës 5 deri në 17 vjeç nuk duhet t’u lejohet më shumë se dy orë në ditë përdorimi i pajisjeve.

ipad-femije

Temat
Shëndet

Të afërta