Vetëvrasësi sirian në Gjermani veproi në emër të ISIS-it

Siriani i moshës 27 vjeçare i cili hodhi vetën në ajër në një bar në qytetin gjerman Ansbah në telefonin e tij celular kishte video incizim ky betohej për besnikëri ndaj ISIS-it.

Sipas medieve gjermane, ai kishte disa video në telefon që nxisin dhunë, si dhe një që i betohej për besnikëri organizatës terroriste, transmeton lajmi.net.

Deri me tash nuk është e qartë nëse sulmi tij kishte lidhje drejtpërdrejt me terroristët, por zyrtarisht u tha se atij i ishte refuzuar azili në Gjermani dhe do të duhej të depërtohej në Bullgari.

Po ashtu ministri bavarez i policisë ka thënë se vetëvrasësi në Gjermani kishte ardhur para dy vitesh dhe se deri me tash dy herë kishte tentuar të vetëvritej, si dhe është refuzuar pasi që ka aplikuar për azi.

Siriani aktivizoi bombën duke plagosur 12 persona, kurse vet humbi jetën.

Temat
BotëLajme

Të afërta