Turqia arreston 40 pjesëtarë të komandës së akademive ushtarake

Autoritet e Turqisë kanë vazhduar arrestimet ndaj të dyshuarave si pjesë e tentim puçit të ndodhur në natën e 15 korrikut.

Të paktën 40 të arrestuar është bilanci i operacionit të mbrëmshëm policor në komandën e akademive ushtarake në Beshiktash të Stambollit i cili u zbatua në kuadër të hetimeve për grusht shtetin e dështuar nga java e kaluar, të cilin sipas autoritetëve zyrtare e kanë organizaur pjesëtarët e forcave të armatosura turke, ithtarë të organizatës terroriste Fetullahçi/struktura paralele shtetërore (FETO/PDY), raporton Anadolu Agency (AA).

thumbs_b_c_48ea8e34e324e929e97def4e0c4b0f48-650x358

Operacioni në komandën e akademive ushtarake u zbatua nga njësiti për luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Policia edhe më herët kreu një operacion të ngjashëm, më konkretisht më 18 korrik.

Së fundmi janë arrestuar 40 persona në mesin e të cilëve ka edhe oficerë të lartë.

Policia ka kryer bastisje edhe në shtëpitë e të dyshuarve për çka ka konfiskuar dokumente, kompjuterë dhe pajisje tjetër dixhitale.

Të arrestuarit janë dërguar në Drejtorinë e forcave të sigurisë në Stamboll ku do të vazhdojë procesi hetues për lidhjet e tyre eventuale me organizatën FETO/PDY.

Temat
BotëLajme

Të afërta