Shuhet AKR-ja e Pejës, i bashkohet Nismës për Kosovën

Strukturat e Aleancës Kosova e Re, dega dhe nëndegët e saj në Pejë, kanë braktisur këtë parti dhe i janë bashkuar Nismës për Kosovën.

Lajmin e ka bërë të ditur tashmë ish-kryetari i AKR-së në Pejë, Tahir Bricori me anë të një postimi në Facebook

“Unë Tahir Bricori ish kryetar i degës së AKR në Pejë, poashtu dhe pjesa dërmuese e kryesisë së kësaj dege dhe e nëndegëve të AKR-së në Pejë, pas dorëheqjes sonë nga AKR, kemi vendosur ti bashkohemi subjektit politik NISMA për Kosovën. Zyrtarizimi i aderimit tonë në NISMA për Kosovën do të bëhet shumë shpejt në koordinim me këtë subjekti”, ka shkruar ai.

13775515_1709828582611638_188295905710102974_n

Temat
LajmeVend

Të afërta