Shpërthim vetëvrasës në Irak, 21 të vdekur e 32 të plagosur

Një sulmues vetëvrasës u mori jetën edhe 21 të tjerëve dhe 32 të tjerë plagosi kur çoi vetën në ajër me veturën e tij në një qytezë në verilindje të Bagdadit.

Ngjarja ndodhi sot (e hënë) në orët e para të mëngjesit raporton televizioni Al Jazeera.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë akt të rëndë që ndodhi në jashtë qytetit të Khalis, rreth 80 km larg kryeqytetit irakian.

Megjithëkëtë, grupi terrorist islamik ISIS vazhdimisht ka pasur për cak sulmet mbi forcat e rregullta të sigurisë dhe civilët në këtë zonë.

4cf7f6cebeb042c38062d546ed6e6a77_18-768x432

Policia ka deklaruar shumica e viktimave kanë vdekur në veturat e tyre në kolonë, derisa prisnin të hynin në qytet, transmeton lajmi.net.

“Ende kemi trupa të vdekur brenda veturave përfshirë edhe një minibus të parkuar me gra e fëmijë”, ka thënë kapiteni i policisë, në kushtet e anonimitetit.

Burime spitalore nga ana tjetër it hanë agjencisë së lajmeve Reuters se numri i të vdekurve pritet të rritet për shkak të numrit të madh të të plagosurve, një pjesë e tyre rëndë

Temat
BotëLajme

Të afërta