Rruga e taksiratit në Mitrovicë (Video)

Në qytetin e Mitrovicës është një vend ku aksidentet nuk janë të rralla.

Në oborrin e familjes Hajrizi, tek Ura e Gjakut ka shtatë herë që veturat hynë aksidentalisht.

Së fundmi në oborr u fut një dasmor me veturën e tij. Sadete Hajrizi ka kërkuar që dasmat të bëhet në mënyrë dinjitoze, dhe jo të çojnë në aksidente, njofton Klan Kosova.

Banorët e zonës po kërkojnë ndihmë nga institucionet lokale e qendrore që mos të ndodh diçka më e keqe.

Temat
LajmeVend

Të afërta