Organizojnë takim me fansa, por duhet paguar 17 euro! (Foto)

Në vendin tonë nuk është shumë e vështirë për të arritur famën por është vështirë që të mbahet tempo i asaj.

Por janë disa nga të rinjtë e muzikës që janë duke mbajtur mirë atë.

Mozzik, Kida, Getinjo, Baby G dhe i riu Endri janë vetëm disa nga ta të cilët janë shumë aktiv me prodhime të reja në muzikë, dhe me shumë mbrëmje, transmeton Indeksonline.

Por në një organizim të fundit që është paralajmëruar të mbahet me datën 30, ku të gjithë fansat e tyre do të mund t’i takojnë ata po del që diçka të jetë problem.

Për t’i takuar ata duhet të blihet një bluzë apo thënë ndryshe ‘maic’ prej 17 eurove në mënyrë që të takohen këngëtarët të cilët po deshe i sheh çdo ditë rrugëve të qyteteve të Kosovës si të gjithë njerëzit e tjerë.

Si duket dikush dëshiron të përfitojë nga ky organizim, e që në të kundërtën nuk mundet se si ta bëjë ndryshe përpos kësaj forme. Ndërsa të gjithë fansat për këtë janë informuar përmes një postimi në profilin e Instgramit të këngëtares Orhidea Latifi-Kida.

Temat
Showbiz

Të afërta