Mustafa do të marrë pjesë në Konventën ku Hillary Clinton nominohet për presidente

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, po qëndron për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtarë të Liderëve, të organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) i SHBA’ve, transmeton Gazeta Express.

Gjatë qëndrimit në SHBA, kryeministri Mustafa do të marrë pjesë edhe në hapjen e Konventës Kombëtare Demokratike, e cila do të zhvillohet në Filadelfia, ku do të bëhet nominimi zyrtar i kandidates demokrate për Presidente të SHBA’ve, mikes së madhe të Kosovës, Hillary Clinton.

Kryeministri Isa Mustafa, gjatë pjesëmarrjes në këto dy evente të rëndësishme globale, do të takojë edhe liderë të shteteve dhe përfaqësues të lartë amerikanë.

Temat
LajmeVend

Të afërta