Ministrja Hoxha falënderon ambasadoren e Turqisë për bashkëpunim

Ministrja e Drejtësisë, znj. Dhurata Hoxha priti në takim Ambasadoren e Republikës së Turqisë, znj. Kivilcim Kiliç.

Në takim, ministrja Hoxha e falënderoi ambasadoren e Turqisë për bashkëpunimin e deritashëm në lëmin e drejtësisë dhe foli për prioritetet e saj dhe përkushtimin e ministrisë në realizimin e detyrave institucionale.

Ambasadorja Kiliç përgëzoi Ministren Hoxha për pozitën dhe detyrat e reja dhe ofroi bashkëpunimin e saj në përmbushjen e prioriteteve të ministrisë. Ambasadorja çmoi lartë përkushtimin e Ministres Hoxha dhe theksoi se bashkëpunimi do të vijojë edhe në të ardhmen.

Vlerësim i përbashkët ishte se është në interes të dyja vendeve bashkëpunimi në lëmin e drejtësisë duke i begatuar dhe thelluar ato, në interes të qytetarëve të të dyja vendeve.

Temat
LajmeVend

Të afërta