Mamaqi rikujton aksidentin e tij: Akoma nuk ndriçohet ai rrethrrotullim. Edhe sa duhet të vdesin? (Foto)

Ermal Mamaqi i rikthehet aksidentit të rëndë që pësoi pak javë më parë, rast për të cilin u shpreh se “ja falën jetën për së dyti”!

Por këtë herë, aktori ka dashur të japë një mesazh për autoritetet rrugore që të marrin masa për ndriçimin e asaj rruge, duke postuar disa foto “të frikshme” të një aksidenti tjetër të ndodhur në po të njëjtin vend!

“…Pothuajse çdo javë ndodh një aksident i rëndë te rrethti i vdekjes në Ferizaj! Akoma nuk ndriçohet ai rrethrrotullim… Edhe sa duhet të vdesin?” – shprehet Ermali, i cili sërish insiston se duhen marrë masa urgjente për rregullimin e kushteve, shkruan Blitz.al.

Ndërkohë, kujtojmë se në kohën kur Ermali u aksidentua, policia në Ferizaj doli në një deklaratë duke u shprehur se aksidentet ndodhin për arsye të tejkalimit të shpejtësisë dhe se aksi rrugor në fjalë është i ndriçuar dhe i pajisur me sinjalistikën e duhur.

ermal_1469470570-1391404

Temat
Showbiz

Të afërta