Haradinaj: Kemi 2500 aderime në AAK

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK) Ramush Haradinaj tha së gjatë muajëve të fundit janë anëtarësuar 2500 persona në këtë subjekt politik.

Duke qenë i kënaqur me këtë rezultat lideri i AAK’së Haradinaj me anë të një postimi në Facebook njoftoi se tashmë strukturat e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, janë në fazën përfundimtare të procesit e analizës brenda organizatës politike.

“Në muajn e fundit, ekipet përfaqëuese të të gjitha strukturave të AAK-së, kanë vizituar 381 nëndegë, ndërkohë që procesi do të vazhdojë edhe për 300 nëndegë të tjera.” shkruan Haradinaj.

Në përfundim të postimit Kryetari Haradinaj njofton se “Një ndër arsyet e aderimeve të reja, janë përmendur shkëputja totale e institucioneve qeverisëse nga problemet dhe temat me të cilat përballet popullata, por edhe konsistenca e AAK-së, jo vetëm në kundërshtimin e dy temave me pasoja të rënda për vendin, por edhe në vendosmërinë dhe kursin e saj të vendosur për zhvillimin dhe forcimin e Kosovës.”

Temat
LajmeVend

Të afërta