E turpshme…fansja injoron Beyoncen për të luajtur Pokemon Go (Video)

Imagjinoni sikur të ishit në një koncert të Beyonce dhe ta kishit atë më pak se një metër larg. Si do të reagonit në ato momente? Sigurisht që shumica prej nesh do të përjetonte një prej emocioneve më të mëdha të jetës, pasi ajo është legjendarja, Queen Bey.

Por, ka dhe njerëz të “çmendur”! në një video që po qarkullon në internet një grua është kapur duke luajtur Pokemon Go. Dhe jo, nuk bëhet fjalë për ndonjë moment kur Beyonce ndërron veshje apo diçka e tillë! Sytë e kësaj vajze ishin të përqendruar në telefonin e saj ndërkohë që këngëtarja po performonte ngjitur me të.

Tani e kuptojmë plotësisht fuqinë që Pokemon Go ka mbi disa njerëz. Mund të rriskojnë jetën e tyre, të lënë punën për tu përqendruar te loja apo dhe të injorojnë idhullin e tyre të muzikës ndërkohë që e kanë përballë. Shikoni videon e mëposhtme për ta kuptuar!

Temat
Showbiz

Të afërta