Çela: Demarkacioni është korrekt, Arbitrazhi nuk i pranon hartat topografike (Video)

Profesori i Gjeografisë, Tomor Çela, që beson se Komisioni qeveritar për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi e ka kryer punën si duhet, ka ofruar disa fakte që, sipas tij, tregojnë që ky demarkim është në rregull dhe se Kosova nuk humb tokë. Ai ka deklaruar se Gjykata e Arbitrazhit nuk i merr parasysh hartat topografike, në të cilat po bazohen disa ekspertë për kundërshtimin e demarkacionit, pasi sipas tij ato harta nuk janë më të besueshme.

Ai në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit, tregon se faktet përputhen me hartat e vitit 1974, mbi të cilën është bazuar edhe Komisioni.

Çela foli edhe për territorin e vendit si dhe specifikisht të Komunës së Pejës, për të cilën thotë se është po ai i njëjti.

Madje, ai përmend edhe fshatin Haxhë që thotë se ka të njëjtin territor, prej pesë kilometra e gjysmë.

Lidhur me pikën e Çakorrit, që për shumë është brenda territorit, Çelaj thotë se në shumë harta kjo është në territor të Kosovës, por ka më shumë harta të tjera që e dëshmojnë të kundërtën. Madje, ai citoi edhe raportin e Qeverisë ku thotë se janë 37 qytetarë që tregojnë se pronat e tyre janë pajtuar që t’u mbeten në Mal të Zi.

“Këta banorë kanë bashkëpunua me komisionin që të transferojnë emrin e pronarit të tokës, nga paraardhësit e tyre. Ata i kanë qitë tokat në emër të vetin dhe ato toka mbesin në Malin e Zi, por pronarë janë ata vet”, është shprehur Çelaj.

Çelaj, duke përmend Gjykatën e Arbitrazhit, tha se kjo nuk do të merrte parasysh hartat topografike, sepse tani ato janë të pabesueshme.

Temat
LajmeVend

Të afërta