Bulliqi: Nuk flas deri më 3 gusht

“Së bashku me ekipin jemi duke bërë përgatitjet për debatin e 3 gushtit, ku do të diskutohet për demarkacionin. Deri në atë ditë kemi vendosur që mos të flasim për media, atë ditë do t’i paraqesim argumente dhe faktet tona”, ka thënë Bulliqi për lajmi.net.

Në debatin e 3 gushtit për Demarkacionin me Malin e Zi, ku pritet të marrë pjesë edhe Kryetari i Komisionit Shtetëror për Demarkacionin me Malin e Zi, Murat Meha nuk do të kundërshtohet nga përfaqësuesit e Partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Kështu kanë thënë zyrtar të AAK-së, të cilët kanë paralajmëruar pjesëmarrjen në këtë tryezë.

E iniciuesi i kësaj tryeze, deputeti i LDK-së, Shpejtim Bulliqi ka thënë për lajmi.net se ai dhe ekipi i tij janë duke bërë përgatitje maksimale për 3 gusht.

“Së bashku me ekipin jemi duke bërë përgatitjet për debatin e 3 gushtit, ku do të diskutohet për demarkacionin. Deri në atë ditë kemi vendosur që mos të flasim për media, atë ditë do t’i paraqesim argumente dhe faktet tona”, ka thënë Bulliqi.

Tryeza e 3 gushtit është caktuar të mbahet pasi që deputeti Bulliqi mblodhi 25 nënshkrime të deputetëve dhe më pas Kryesia e Kuvendit vendosi që ajo të mbahet dhe aty të marrin pjesë të gjithë ata që kanë argumente pro dhe kundër marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Temat
LajmeVend

Të afërta