Bie në pranga i riu që i vodhi makinën Adelina Tahirit (Foto)

Një 19­-vjeçar është dënuar nga Gjykata e Tiranës, pasi i ka vjedhur automjetin këngëtares, Adelina Tahiri.

Ngjarja ka ndodhur në 17 Mars të këtij viti, në zonën e ish – Bllokut. Mbrëmjen e kësaj dite, rreth orës 20:30, Aleks Manaj ka mashtruar këngëtaren se do t’i parkonte makinën me targa KS 9512AJ, tip “Wolswagen”.

Këngëtarja maqedonase i ka besuar të riut, pasi këtë gjë e kishte bërë edhe më parë. Pasi i ka marrë çelësat, ai është larguar, raporton “Tv Klan”.

Manaj është kapur po atë ditë nga policia. Për këtë ngjarje, 19­-vjeçari është dënuar me 1 vit burg. Ndërkohë automjeti i është kthyer sërish këngëtares.

adeee_1469468641-3722840

Temat
Showbiz

Të afërta