Ariana Grande është një ndër këngëtaret e pakta që nuk ka ndryshuar shumë pamjen e saj.
Me flokë gështenjë, të gjata dhe gjithmonë të kapura njësoj ajo ka performuar në shumë raste dhe në shumë vende kohët e fundit.
Ariana, e cila bëri që shumë këngë të saj të kthehen në hite, ka ditur që gjithmonë të duket bukur dhe në disa raste edhe shumë provokuese këtë herë ka vendosur të bëjë një ndryshim në flokët e saj.
Duke prerë balluket, dhe duke mbyllur ngjyrën e saj të flokëve Ariana, duket se po ndihet mjaft mirë me këtë ndryshim, transmeton Indeksonline.
Ndërsa duhet përkujtuar që Ariana këto ditë ka qenë shumë e përfolur pasi që thuhet të jetë dëgjuar duke thënë ‘Unë urrej Amerikën’.
Fjalët kyçe
Ariana GrandeTemat
Showbiz