7-vjeçarja i shkruan letër Kameronit, ish-kryeministri i kthen përgjigje (Foto)

Një 7-vjeçare në Britaninë e Madhe është mërzitur shumë pas dorëheqjes së kryeministrit David Kameron.

E mitura Karlote Meklelan vendosi t’i shkruajë një letër ish-kreut të qeverisë, ku i shpreh simpatinë e saj për punën që ai ka bërë për Britaninë e Madhe.

“I dashur David Kameron. Unë jam 7 vjeçe. Jam shumë e mërzitur që ju latë punën, pasi je kryeministri që unë kam dashur gjithmonë. Shpresoj që të keni një jetë të mirë. Do t’ju shoh gjithmonë si liderin tim. Do të më mungosh si kryeministër. Ju nuk më njihni por unë ju njoh juve” ka shkruar 7-vjeçarja.

Kameron i ka kthyer përgjigje pas disa javësh duke e falënderuar thellësisht për mbështetjen e saj.

Copy of letra-3

Copy (2) of letra-2-634x358

Copy of letra-4

Temat
Fun

Të afërta