​Sadiku shënon në ndeshjen e parë të kampionatit (Video)

Armando Sadiku ka shënuar që në ndeshjen e parë të edicionit të ri me Zurichun
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku ka shënuar në ndeshjen e parë të edicionit të ri me skuadrën e Zurichut në Ligën e dytë.

Sadiku ka shënuar golin e dytë në fitoren 2:0 kundër Winterthur.

Pavarësisht se bëri maksimumin gjatë ndeshjes për të shënuar është parë qartë mërzitja te futbollisti, kundrejt drejtuesve të klubit, të cilët po synojnë ta mbajnë lojtarin në ekip pavarësisht dëshirës së tij për t’u larguar. Pas shënimit të golit, Sadiku nuk ka festuar aspak. /Express/

Temat
Sport

Të afërta