Vëllai i Obamës do të votojë për Trump

Donald Trump ka fituar më shumë simpati në garën për president, pasi u bë e ditur se gjysmë-vëllai i Barack Obamës do të votojë për të.

Malik Obama, tha për New York Post se “Më pëlqen Donald Trump për shkak se ai flet nga zemra… Ta bëjmë Amerikën përsëri është një slogan i mahnitshëm. Do të dëshiroja ta takoja atë”.

Gazeta tha se Malik Obama kishte folur me vëllain e tij një vit më parë dhe ishte zhgënjyer me të, për shkak se ai nuk e kishte ndihmuar atë në politikë kur kishte garuar për guvernator në qarkun Siaya në Kenia më 2013, transmeton Gazeta Express.

Duke folur nga shtëpia e tij në fshatin kenian Kogelo, Obama, 58 vjeç, një demokrat i kahmotshëm, tha se zhgënjimi i thellë me vëllain e tij ka bërë që ai të ndryshojë parti.

Madje, këtij lajmi i është gëzuar edhe vetë Trump, i cili në një postim në Twitter e bëri të ditur lajmin se gjysmë-vëllai i Barack Obamës do të votojë për të.

Temat
BotëLajme

Të afërta