Sulm në Damask, tetë të vdekur

Tetë persona janë vrarë sot ndërsa 20 janë plagosur në qendër të Damaskut kur një raketë ka qëlluar një restorant thuhet nga Observatori sirian për të drejtat e njeriut.

Observatori me seli në Britaninë e Madhe konfirmon se janë ndezur shumë raketa të cilat kanë goditur pjesë të ndryshme.

damask-635x358

Në bazë të disa dëshmitarëve Reuters raporton se është qëlluar restoranti në qendër të qytetit Bab Tuma.

Agjencia britanike bën të ditur se sulme të tilla në Damask i cili gjendet nën kontroll të forcave qeveritare ndodhin shpesh.

Temat
BotëLajme

Të afërta