Sulm me armë në një lokal Ohio, ka të vdekur

Sërish viktima nga sulmues me armë, por këtë herë në SHBA. Të shtëna të shumta kanë ndodhur në një bar në qytetin Hamilton të Ohios në SHBA.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 02:00 të natës me orën lokale ose rreth orës 10:00 të ditës së sotme me orën e Kosovës.

Policia dhe urgjenca ka shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa besohet se ka disa viktima, transmeton lajmi.net.

Deri më tani flitet se dy persona kanë ndërruar jetë, por media flasin për më shumë se kaq të vdekur.

Një vit më parë në këtë bar kishte ndodhur një tjetër sulm me armë, që kishte përfunduar me viktima.

Së shpejti lajmi.net do të sjlle informacione të reja për ngjarjen./lajmi.net

Temat
BotëLajme

Të afërta